LAJMI I FUNDIT:

Deputetët ‘super’ milionerë

Deputetët ‘super’ milionerë

Një pjesë e ish-deputetëve të legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës kanë pasuri milionëshe. Duke iu referuar formularëve të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ish-deputeti i AAK-së, tani pjesë e PDK-së, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar pasuri e cili sillet të jetë mbi 40 milionë euro.

Pas Kelmendit, ish-kolegu i tij nga LDK-ja, Hashim Deshishku, ka një pasuri e cila llogaritet të jetë mbi 18 milionë euro. Edhe pasuria e deputetëve të PDK-së, Shaip Muja e Xhavit Haliti dhe pasuria e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Florin Krasniqi, llogaritet të jetë milionëshe. Pasuri milionëshe ka deklaruar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila e ka së bashku me bashkëshortin.

Gjithnjë duke iu referuar formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar në ubfaqen e AKK-së, ish-deputetët Justina Pula nga PDK-ja dhe Vjosa Osmani e Teuta Sahatqija nga LDK-ja qëndrojnë mirë me pasuri. Pasuria të cilën e kanë deklaruar pranë AKK-së kalon mbi gjysmë milionë euro. Më poshtë mund ta lexoni pasurinë e kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve, shefave të grupeve parlamentare dhe disa deputetëve.

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës


Pasuri e paluajtshme: Shtëpi të përbashkët me 4 ari oborr, 300 mijë euro dhe tokë në Negrovc të Drenasit, 75 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë, dhuratë nga vëllai, Daut Krasniqi
Para të gatshme: Së bashku me ato të bashkëshortes, 23 mijë e 24 euro
Të hyrat vjetore: 32 mijë e 400 euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq bashkëshortja 19 mijë e 420 euro

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit (PDK)
Pasuri e paluajtshme: Tokë bujqësore, 500 mijë euro, shtëpi familjare, 250 mijë euro, shtëpi familjare, 250 mijë euro dhe banesë, 200 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 7 mijë eurosh dhe stoli ari në vlerë prej 25 mijë eurosh
Aksione: 9 mijë e 250 euro
Para të gatshme: 139 mijë e 807 euro
Të hyrat vjetore: 28 mijë e 536 euro nga Kuvendi i Kosovës

Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit (LDK)
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 200 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Bibliotekë personale, por nuk ia ka caktuar vlerën
Para të gatshme: 56 mijë e 191 euro
Të hyrat vjetore: 33 mijë e 453 euro nga buxheti i shtetit

Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit (Vetëvendosje!)
Paruri e paluajtshme: Banesë familjare, 56 mijë euro, tokë, 15 mijë euro, truall, 50 mijë euro, shtëpi e papërfunduar, 60 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 3 mijë eurosh
Para të gatshme: 340 euro
Detyrime financiare: 5 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 24 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq prindi 17 mijë e 556 euro

Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar i PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 150 mijë e 180 euro, truall, 150 mijë euro, pronë familjare, 500 mijë euro, tokë, 150 euro dhe pronë, 50 mijë euro
Të hyrat vjetore: 23 mijë e 866 euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq bashkëshortja 7 mijë e 960 euro nga Ibër Lepenci

Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar i LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë në shfrytëzim për kohë të pacaktuar, 232 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 6 mijë e 500 eurosh
Para të gatshme: 22 mijë e 28 euro
Detyrime financiare: 20 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 17 mijë e 856 euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq bashkëshortja 505 euro

Visar Ymeri, shef i grupit parlamentar i Vetëvendosje!-s
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 55 mijë euro, banesë, 60 mijë euro, sheshndërtimi, 55 mijë euro dhe banesë, 90 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 9 mijë eurosh
Para të gatshme: 50 mijë euro
Detyrime financiare: 22 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 20 mijë e 366 euro nga Kuvendi i Kosovës, bashkëshortja 6 mijë e 420 euro nga Dogana e Kosovës dhe prindi 1 mijë e 20 euro si pensionist

Ardian Gjini, shef i grupit parlamentar i AAK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi banimi, 250 mijë euro, tokë ndërtimore, 200 mijë euro dhe parcelë, 9 mijë e 800 euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 15 mijë eurosh
Detyrime financiare: 10 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 26 mijë e 412 euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq bashkëshortja 6 mijë euro nga “Medica” në Gjakovë

Myzejene Selmani, shefe e grupit parlamentar e Koalicionit për Kosovë të Re
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi, 300 mijë euro dhe banesë, 60 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 2 mijë eurosh
Para të gatshme: 60 mijë euro
Detyrime financiare: 63 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 24 mijë e 39 euro nga Kuvendi i Kosovës

Ramiz Kelmendi, deputet i AAK-së, tani në PDK
Pasuri e paluajtshme: Ndërtesë, 406 mijë e 383 euro, ndërtesë, 1 milion e 575 mijë e 873 euro, ndërtesë, 9 mijë e 500 euro, shtëpi, 200 mijë euro, shtëpi, 350 mijë euro, ndërtesë, 1 milion e 669 mijë e 219 euro, ndërtesë, 364 mijë e 467 euro, ndërtesë, 357 mijë e 421 euro, ndërtesë, 771 mijë e 168 euro, ndërtesë, 1 milion e 2 mijë e 113 euro, ndërtesë, 2 milionë e 254 mijë e 363 euro, ndërtesë, 405 mijë e 840 euro, ndërtesë, 467 mijë e 367 euro, ndërtesë, 1 milion e 771 mijë e 995 euro, ndërtesë, 851 mijë e 318 euro, ndërtesë, 1 milion e 125 mijë e 47 euro, ndërtesë, 2 milion e 219 mijë e 730 euro, ndërtesë, 614 mijë e 817 euro, ndërtesë, 2 milion e 350 mijë e 318 euro, tokë, 1 milion e 297 mijë e 357 euro, tokë, 150 mijë euro, tokë, 94 mijë e 545 euro, tokë, 600 mijë euro, tokë, 111 mijë e 111 euro, tokë, 805 mijë euro, tokë, 275 mijë euro, tokë, 630 mijë e 250 euro, tokë, 324 mijë e 400 euro, tokë, 233 mijë e 306 euro, tokë, 338 mijë euro, tokë, 70 mijë euro, tokë, 990 mijë euro, tokë, 851 mijë e 250 euro, tokë, 250 mijë euro, tokë, 410 mijë e 880 euro, tokë, 850 mijë euro, tokë, 706 mijë e 250 euro, tokë, 410 mijë euro, tokë, 1 milion e 335 mijë euro, tokë, 812 mijë e 130 euro, tokë dhe ndërtesë, 3 milion e 901 mijë e 251 euro, ndërtesa në ndërtim, 2 milionë e 106 mijë e 623 euro, tokë, 1 milion e 720 mijë e euro, objekte, 753 mijë e 758 euro dhe objekte, 3 milionë e 171 mijë e 501 euro dhe tokë.
Pasuri të luajtshme: Stoqe të mallit 1 milion e 442 mijë e 838 euro, pajisje dhe automjete, 1 milion e 354 mijë e 528 euro dhe pajisje në grup, 504 mijë e 649 euro
Para të gatshme: 822 mijë e 125 euro
Detyrime financiare: 8 milionë e 315 mijë e 23 euro
Të hyrat vjetore: 58 mijë e 632 euro nga “Elkos”, 20 mijë e 199 euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërkaq bashkëshortja 10 mijë e 635 euro nga “Elkos”

Hashim Deshishku, deputet i LDK-së
Pasuri e paluajtshme: shtëpi banimi, 600 mijë euro, tokë, 100 mijë euro, tokë, 382 mijë euro, shtëpi, 200 mijë euro, tokë, 50 mijë euro, tokë, 80 mijë euro, garazh, 30 mijë euro, “Lesna Trade”, 4 milionë e 999 mijë e 155 euro, banesë, 50 mijë euro, garazh, 30 mijë euro, lokal, 550 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 15 mijë e 700 eurosh
Aksione: 6 milionë e 485 mijë e 362 euro
Para të gatshme: 6 mijë e 529 euro
Të hyrat mujore: Së bashku me bashkëshorten, 34 mijë e 528 euro

Florin Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje!
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 70 mijë euro, shtëpi, 1 milion e 200 mijë euro, patundshmëri, 800 mijë euro, investim në paluajtshmëri, 700 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Vetura dhe motoçikletë në vlerë prej 49 mijë eurosh
Aksione: 2 milionë e 100 mijë euro
Para të gatshme: Së bashku me bashkëshorten, 18 mijë e 200 euro
Detyrime financiare: 1 milion e 70 mijë euro
Të hyrat vjetore: 342 mijë e 279 euro

Shaip Muja, deputet i PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Tokë e përbashkët, 760 mijë euro, tokë e përbashkët, 240 mijë euro, tokë e përbashkët, 300 mijë euro, tokë, 8 mijë euro, lokal i përbashkët, 360 mijë euro, banesë e përbashkët, 142 mijë euro, lokal i përbashkët, 200 mijë euro, banesë, 225 mijë euro dhe banesë, 52 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë 24 mijë euro dhe makinë mjekësore, 25 mijë euro
Të hyrat mujore: 6 mijë e 480 euro

Blerim Shala, deputet i AAK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 100 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 10 mijë eurosh
Para të gatshme: 232 mijë e 572 euro
Të hyrat vjetore: Së bashku me bashkëshorten dhe prindin, 45 mijë e 283 euro

Azem Syla, deputet i PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi, 70 mijë euro, banesë, 50 mijë euro dhe tokë, 50 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 30 mijë eurosh
Të hyrat vjetore: 19 mijë e 304 euro

Eqrem Kryeziu, deputet i LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi familjare, 150 mijë euro, vilë në ndërtim, 50 mijë euro dhe arë, 25 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 9 mijë eurosh
Detyrime financiare: 26 mijë e 500 euro kredi
Të hyrat vjetore: Së bashku me gruan, 26 mijë euro

Fatmir Limaj, deputet
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 70 mijë euro, banesë, 80 mijë euro, shtëpi, 250 mijë euro dhe tokë bujqësore, 500 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 30 mijë eurosh
Para të gatshme: 2 mijë e 150 euro
Detyrime financiare: 40 mijë euro kredi
Të hyrat mujore: Së bashku me bashkëshorten, 20 mijë e 892 euro

Skënder Hyseni, deputet i LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi, 350 mijë euro dhe banesë, 118 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 58 mijë eurosh
Para të gatshme: 4 mijë e 300 euro
Të hyra vjetore: Së bashku me bashkëshorten dhe prindërit, 20 mijë e 324 euro

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosje!-s
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 120 mijë euro, banesë, 36 mijë euro
Pasuri të luajtshme: Vetura në vlerë prej 17 mijë e 300 eurosh
Të hyrat vjetore: 17 mijë e 856 euro nga Kuvendi i Kosovës

Naser Osmani, deputet i LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 42 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 15 mijë eurosh
Para të gatshme: 8 mijë e 600 euro
Të hyrat vjetore: 69 mijë euro

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi banimi, 195 mijë euro, tokë, 10 mijë euro dhe shtëpi me qira, 1 mijë e 850 euro
Pasuri e luajtshme: Vetura në vlerë prej 18 mijë e 500 eurosh, gjësende personale 16 mijë e 500 euro dhe 1 mijë euro nga qiraja mujore
Para të gatshme: 13 mijë e 478 euro
Detyrime financiare: 73 mijë e 318
Të hyrat vjetore: 41 mijë e 374 euro

Elmi Reçica, deputet i PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi, 70 mijë euro, banesë, 55 mijë euro, tokë, 90 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 12 mijë eurosh
Para të gatshme: 7 mijë e 895 euro
Detyrime financiare: 15 mijë euro
Të hyrat vjetore: 25 mijë e 104 euro

Anton Çuni, deputet i LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 160 mijë euro, shtëpi, 200 mijë euro, oborr, 12 mijë euro dhe lokal afarist, 40 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 8 mijë eurosh
Të ardhurat vjetore: 25 mijë e 757 euro

Berat Buzhala, deputet i PDK-së
Pasuri të paluajtshme: Shtëpi dhe truall, 350 mijë euro, tokë, 300 mijë euro, shtëpi, 70 mijë euro
Pasuri e luajtshme: veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh
Para të gatshme: 14 mijë euro
Detyrime financiare: 164 mijë euro kredi
Të ardhurat vjetore: 43 mijë e 500 euro

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi, 120 mijë euro, truall, 150 mijë euro dhe tokë, 100 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Vetura në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh
Para të gatshme: Së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, 5 mijë e 456 euro
Të hyrat vjetore: Se bashku me bashkëshorten, 37 mijë e 789 euro

Blerta Deliu, deputete e PDK-së
Pasuri e paluajtshme: patundshmëri nga bashkëshorti, 400 mijë euro, patundshmëri nga bashkëshorti, 500 mijë euro, patundshmëri nga bashkëshorti, 720 mijë euro, patundshmëri nga bashkëshorti, 750 mijë euro, patundshmëri e përbashkët, 200 mijë euro, patundshmëri, 100 mijë euro, patundshmëri e përbashkët, 140 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh
Para të gatshme: 6 mijë e 473 euro
Detyrime financiare: 10 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 21 mijë e 238 euro

Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosje!-s
Pasuri e paluajtshme: Banesë e përbashkët, 90 mijë euro, shtëpi e përbashkët, 100 mijë euro dhe banesë e bashkëshortit, 60 mijë e 352 euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 9 mijë e 500 eurosh
Detyrime financiare: 7 mijë e 158 euro
Të hyrat vjetore: Së bashku me bashkëshortin, 23 mijë e 92 euro

Vjosa Osmani, deputete e LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë e papërfunduar, 50 mijë euro, banesë e prindit, 25 mijë euro, banesë e prindit, 55 mijë euro, tokë e prindit, 8 mijë euro, banesë e bashkëshortit, 100 mijë euro, shtëpi e bashkëshortit, 200 mijë euro, shtëpi e bashkëshortit, 215 mijë euro, shtëpi e bashkëshortit, 180 mijë euro, garazh e bashkëshortit, 9 mijë euro, garazh 6 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë dhe motoçikletë në vlerë prej 14 mijë eurosh
Aksione: 200 euro
Para të gatshme: Së bashku me bashkëshortin, 33 mijë e 647 euro
Detyrime financiare: Së bashku me bashkëshortin, 104 mijë e 400 euro
Të hyrat vjetore: Së bashku me prindërit dhe bashkëshortin 61 mijë e 457 euro

Teuta Sahatqija, deputete e LDK-së
Pasuri e paluajtshme: Truall, 20 mijë euro, banesë, 30 mijë euro, shtëpi, 350 mijë euro, banesë, 40 mijë euro, arë, 216 mijë euro dhe garazh, 3 mijë euro
Aksione: Së bashku me bashkëshortin, 160 mijë euro
Para të gatshme: Së bashku me fëmijët, 2 mijë e 487 euro
Detyrime financiare: 46 mijë e 66 euro
Të hyrat vjetore: Së bashku me bashkëshortin, prindin dhe fëmijët, 48 mijë e 210 euro

Donika Kadaj-Bujupi, deputete e AAK-së
Pasuri e paluajtshme: Shtëpi e përbashkët, 250 mijë euro, dhe shtëpi e përbashkët, 50 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Veturë 9 mijë e 800 euro dhe pajisje, TV, 6 mijë e 500 euro
Detyrime financiare: 70 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 20 mijë e 552 euro

Justina Pula, deputete e PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Dyqan, 120 mijë euro, shtëpi, 300 mijë euro, dyqan, 100 mijë euro, dyqan apartament, 160 mijë euro, apartament zyre, 50 mijë euro, apartament, 70 mijë euro dhe banesë, 36 mijë e 524 euro
Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 16 mijë e 962 eurosh
Para të gatshme: 35 mijë euro
Detyrime financiare: 35 mijë euro kredi
Të hyrat vjetore: 68 mijë e 830 euro

Latif Gashi, deputet i PDK-së
Pasuri e paluajtshme: Banesë, 150 mijë euro, shtëpi, 160 mijë euro, banesë 30 mijë euro
Pasuri e luajtshme: Vetura në vlerë prej 51 mijë e 500 eurosh
Të hyrat vjetore: 19 mijë e 810 euro nga Kuvendi i Kosovës dhe 4 mijë e 500 euro nga qiraja e banesës. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori