Kur po i afrohemi njëvjetorit të vrasjes së ish-kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista, Prokuroria e Gjakovës ka dërguar për ekzaminim në Finlandë shënimet e tij, me besimin se ato do të ndihmojnë ndriçimin e vrasjes.
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, e pranon se ende nuk e kanë identifikuar personin që qëlloi Elvis Pistën në orët e para të 15 qershorit të vitit të kaluar, por thotë se prokuroria nuk i ka ndalur për asnjë çast hetimet.
Ajo bën me dije se kanë dërguar për ekzaminim në një vend skandinav disa materiale që mund të çojnë drejt zbardhjes së këtij krimi.
“Ekzaminimet e fundit i kemi dërguar në Finlandë për arsye që jo vetëm institucionet e Kosovës por as ato të EULEX-it nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë, nga i cili ekzaminim presim shumë”, thotë Bakija.
Kryeprokurorja tregon se Elvis Pista e kishte shprehi të mbante shënime për të gjitha aktivitetet e tij dhe sipas saj këto shënime janë dërguar në Finlandë.
“Bëhet fjalë për një fletore ku i ndjeri ka mbajtur shënime, por dyshohet që ato shënime i ka mbajtur edhe në telefonat e tij. Çdo veprim që ka ndërmarrë i ndjeri në punën dhe veprimtarinë e tij të përditshme e ka shënuar edhe në telefonat e tij por ata telefona nuk kanë mundur assesi të ekzaminohen në Kosovë”, thotë Bakija.
Por ajo bën me dije se prokuroria nuk i ka varur të gjitha shpresat vetëm te përgjigjja që do të marrë nga Finlanda.
“Ne nuk do të ndalemi. Prapë do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do të kemi konsultime me të gjithë bashkëpunëtorët tanë të brendshëm dhe të jashtëm nëse do të ketë nevojë për ekzaminime të të mëtutjeshme në drejtim të të dyshuarve”, shpjegon Bakija.
Elvis Pista u vra pasi doli nga restoranti “Haja Petrol” i Rahovecit ku po qëndronte bashkë me disa miq dhe gruan.
Policia atëherë njoftoi se Pista u qëllua me katër plumba nga një armë me shurdhues. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore