LAJMI I FUNDIT:

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve.

Pyjet janë qendrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe janë një burim i ushqimit, jetesës dhe ujit.

Shpresohet se Dita Ndërkombëtare e pyllit do të ndihmojë njerëzit të njohin rëndësinë e pyjeve.

Po me këtë Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve, Rinia Demokratike e Kosovës do të shënojë ‘Ditën e pyjeve dhe drunjve’ në afërsi të liqeneve të Mirushës, duke filluar nga ora 13:00. /Telegrafi/