LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Qendra e Kompetencës në Malishevë, model i shkollimit profesional

Bajrami: Qendra e Kompetencës në Malishevë, model i shkollimit profesional

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, sot ka qëndruar në Malishevë, përkatësisht në Qendrën e Kompetencës, të cilën e ka quajtur si një shkollë model i mësimit profesional, ndërsa ka premtuar mbështetje për këtë qendër të arsimit profesional.

Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit në Malishevë, Blerim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Salih Morina, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyçi, bashkë me drejtorin e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë vizituar hapësirat e brendshme të shkollës, dhe me këtë rast ministri Bajrami, u njoftua me kushtet e mësimit, për rreth 900 nxënësit e kësaj shkolle profesionale.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga ministri Bajrami, mbështetje më të madhe, për rritjen e cilësisë në mësimin profesional.

“Unë besoj në reformat për rritjen e cilësisë në arsim dhe jam kundër centralizimit”, tha Begaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori