LAJMI I FUNDIT:

Dështon rregullimi i shtratit të lumit Sitnica

Dështon rregullimi i shtratit të lumit Sitnica

Ka dështuar rregullimi i shtratit të lumit Sitnica, i paraparë nga autoritetet komunale të Lipjanit për sivjet. Qytetarë dhe peshkatarë lipjanas kanë shtruar sërish nevojën e madhe për rregullimin e shtratit të lumit, autoritetet komunale, ndërkaq, thonë se kanë mungesë buxheti dhe janë në pritje të donacioneve nga jashtë për të nisur punimet në rregullimin e shtratit të lumit dhe parkun rreth tij, derisa kjo pritje minimizon gjasat që edhe vitin e ardhshëm Sitnica të rregullohet ashtu siç pretendohej.

“Shavarinat dhe bërlloku që kanë kapluar lumin po e shkatërrojnë atë në masë të madhe. Është koha e fundit për të ndërhyrë me investime në të”, ka thënë peshkatari Besim Azemi.

Ndërkohë që ka qenë edhe shoqëria civile e Lipjanit që njëherësh ka kërkuar veprim kompetentësh drejt lumit. OJQ “YAHR” thotë se shpesh në këtë komunë nga autoritetet komunale janë dhënë premtime dhe është bërë zhurmë me to, por që të njëjtat nuk janë realizuar. “Një lumë në gjendje shumë të keqe në çfarë aktualisht është Sitnica flet për një situatë që duhet brengosur”, ka thënë Bekim Krasniqi, udhëheqës në “YAHR”.

Zyrtarët e Lipjanit, ndërkaq, e pranojnë se koston e rregullimit të lumit Komuna nuk do ta ketë mundësinë ta përballojë edhe për shumë kohë. “Projekti për lumin ka koston e lartë prej 9 milionë eurosh, një shumë që Komuna s’është në gjendje ta përballojë, shkruan Koha Ditore.


Por jemi në pritje të donacioneve që na janë premtuar nga jashtë për rregullimin e shtratit. Ka qenë ekskluzivisht mungesa e mjeteve që e ka zvarritur nisjen e punës dhe asgjë tjetër”, ka thënë Hasan Luma, shef i ZIP-it të Lipjanit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Kalo në kategori