LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi tronditës i Besarta Jasharit (Video)

Rrëfimi tronditës i Besarta Jasharit (Video)

Besarta Jashari, e cila i kishte shpëtuar sulmeve mbi familjen Jashari gjatë vitit 1998, ka rrëfyer shpëtimin e saj nga vrasja e serbëve dhe tmerret që ka përjetuar në ato momente.

Në përvjetorin e rënies së Familjes Jashari të Prekazit, këtij akti të pashembullt në gjithë botën të heroizmit dhe sakrificës për lirinë e kombit e të vendit, KTV-ja më 2012 ka regjistruar rrëfimin tronditës dhe po aq dinjitoz të Besarta Jasharit, të bijës së Hamzë Jasharit, e cila prej fillimit e deri në fund të sulmit të forcave serbe mbi Jasharët, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ishte brenda rrethimit te egër dhe e pa me sytë e saj rënien e të gjithë anëtarëve të familjes.

Ajo ka treguar se si janë vrarë më radhë familjarët dhe si ajo e ka parë më sy këtë tmerr.
Besarta ka kujtuar edhe fjalët e fundit të nënës se saj, më të cilën thotë se kanë qenë në një dhomë të shtëpisë.


"Shuani se Ademi është ende gjallë. Ne do të shpejtojmë të gjallë. Serbet po ecin", ka rrëfyer Besarta fjalët e nënës së saj në momentet e fundit të jetës.

Besarta ka treguar me radhë edhe pozicionet se ku kanë luftuar dhe ku janë vrarë meshkujt e shtëpisë, së bashku me Adem Jasharin.

“Unë kam ikur rreth e rreth shtëpisë. Aty e kam parë se të gjithë ishin vrarë. Serbët kanë filluar të bërtasin dhe të gjuajnë me bomba. Unë pas kësaj që pash, kam hyrë në dhomë dhe jam shtrirë ndër magje", ka rrëfyer para dy vitesh Besarta, në emisionin "Cosmo" të KTV-së.

Më pas ajo ka treguar se serbet e kishin kuptuar se është e gjallë dhe se e kanë marrë me vete.

“Më kanë shti në një veturë. Aty me kanë pyetur për Ademin dhe Hamzën, por unë ju thash se ata gjinden në Gjermani", ka thënë ajo.