LAJMI I FUNDIT:

Harta e botës sipas popullsisë: Një katror, 500 mijë banorë! Ja si duket Kosova në katër katrorë! (Foto)

Harta e botës sipas popullsisë: Një katror, 500 mijë banorë! Ja si duket Kosova në katër katrorë! (Foto)

Përdoruesi i Reddit-it, TeaDranks, ka punuar hartën e botës duke përdorur aplikacionin Microsoft Paint. Aty shfaqen shtetet sipas popullsisë, ndërsa një katror është i barabartë me 500 mijë njerëz.

Harta dominohet nga Kina dhe India, dy shtetet e vetme në botë me popullatën mbi një miliard banorë.

Siç shkruan The Telegraph, 29 shtete janë shumë të vogla për të hyrë në hartë, përfshirë Samoan, Saint Lucian, Andorën dhe përkundër madhësisë së madhe – edhe Grenlanda, transmeton Telegrafi.


“Problemi më i madh ishte që të përshtaten mirë India dhe Kina”, ka thënë TeaDranks”. “Problem tjetër ishte të bëhej bashkë Afrika për shkak të disproporcioneve. Shtetet me shkretëtirë si Libia e Nigeri kanë më pak popullatë e Nigeria shumë. Evropa, Amerika Veriore dhe ajo Jugore ishin më lehtë të bëhen.

Kosova paraqitet në Evropë me 1.8 milionë banorë, në katër katrorë, me numrin 11 meqë hapësira ishte e vogël për t’u shkruar emri në hartë. /Telegrafi/