LAJMI I FUNDIT:

Normalizohet aeroporti i Shkupit

Normalizohet aeroporti i Shkupit

Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup është hapur sot për fluturime, ndërsa mbetet i mbyllur për aterime për shkak të dukshmërisë së zvogëluar nga mjegulla.

Nga aeroporti informojnë se normalizimi i qarkullimit në të dy drejtimet ëhstë bërë në mesditë.

Aeroporti të diellin ishte mbyllur për qarkullim për shkak të mjegullës së dendur. U anuluan fluturimet për në Vjenë, Budapest, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Bursë, ndërsa nuk ishte i mundshëm as aterimi i aeroplanëve. Një pjesë e tyre ktheheshin, ndërsa një pjesë drejtoheshin drejt aeroportit të Ohrit. /Telegrafi/