Sistemi i drejtësisë në Kosovë, ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimi i Odës së Avokatëve të Kosovës, Policisë së Kosovës, Këshillit Gjyqësorë dhe Prokurorisë së Kosovës, ka për qëllim misionin e zhvillimit të drejtësisë në Kosovë, u tha në një konferencë qendrore “Bench bar 2014”, të mbajtur nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Ibrahim Dobruna, kryetar i OAK, tha se qëllimi kryesor i kësaj organizate është avancimi i sundimit të ligjit në Kosovë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Roli i avokatëve në një shtet demokratik, theksoi ai, duhet të jetë shumë aktiv, profesional dhe jetik.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur e avokatëve të Kosovës, është përcaktuar në zbatimin e ligjshmërisë, veçmas në mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe në mbrojtjen e interesave jetike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Oda, duke pasur qëllimin kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, do të ketë vazhdimisht mision zhvillimin e drejtësisë”, tha Dobruna.
Misioni i avokatëve, shtoi ai, është që të diskutojnë zgjidhjen e problemeve që pengojnë sundimin e ligjit, tha ai.
Ndërkaq, Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se në këtë institucion është duke u punuar shumë në këtë drejtim dhe ka rezultate, mirëpo problem është mungesa e gjyqtarëve në vend.
“Numri i vogël i gjyqtarëve që u përmend në këto takime, është një problem-nuk kemi numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve. Në anën tjetër, është interesant se pse nuk kemi mjaftueshëm. Nuk kemi numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve sepse kandidatët nuk i plotësojnë kriteret. Sinqerisht po ju them, ne shpallim konkurse por ka probleme ende, pra është më se e domosdoshme ngritja e profesionalizimit që është i nevojshëm një adresim i problemit të madh prej sistemit të shkollimit e në vazhdimësi”, tha ai.
Sylë Hoxha, ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit, tha se sundimi i ligjit është mision i përbashkët si i Kryeprokurorisë, Këshillit Gjyqësor, Policisë së Kosovës, avokatëve e tjerë, ndërsa Kosova ka ndërtuar një infrastrukturë ligjore në harmoni me praktikat ndërkombëtare.
“Gjithë ne që jemi mbledhur sot, përfaqësojmë institucione të sistemit të gjyqësisë në Kosovë, të gjithë ne nga perspektiva të ndryshme kemi një qëllim dhe një mision të njëjtë, të zbatojmë praktika dhe standarde të larta të funksioneve tona në zbatim të ligjit në Kosovë me qëllim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara me ligjin e aplikueshëm në Kosovë. Ne jemi dëshmitarë që Kosova ka ndërtuar një infrastrukturë ligjore solide e cila është në harmoni me praktikat dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, tha ai.
“Në këtë drejtim, konsideroj unë, është obligim i yni që të punohet edhe më tepër në ngritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional, i cili bashkëpunim duhet të jetë i bazuar në besim dhe në përkushtim reciprok me qëllim të tejkalimit të sfidave të përbashkëta. Konfirmoj vullnetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës që në kuadër të kompetencave dhe mundësive të tij t’u ofrojë një bashkëpunim dhe përmbushje të obligimeve të saj nga ligjet dhe praktikat më të mira”, tha ai.
Edhe Naim Hoxha, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, tha se policia ka për mision ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe se angazhohet maksimalisht për parandalimin e veprave të ndryshme që i dëmtojnë qytetarët.
“Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim në nivelet e tyre të përcaktuara me ligj . Edhe avokatia edhe i tërë sistemi i drejtësisë ka për qëllim zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim, duke u siguruar qasje të barabartë për të gjithë. Bashkëpunimi me Odën e Avokatëve të Kosovës, është vlerësim i policisë së Kosovës, është shumë i mirë, shtuar kësaj takimet e përbashkëta në mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. Edhe në nivel rajonal e lokal, po ashtu edhe në nivel qendror, ku këto bashkëpunime e shfaqin përkushtimin e të dy palëve për kryerjen e detyrave”, tha ai.
Ndërkaq, James Hope, drejtor i USAID-it, në Kosovë, duke përgëzuar Odën e Avokatëve të Kosovës për punën që bëjnë, tha se USAID-i do të ndihmojë edhe më tutje në zhvillimin e drejtësisë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit