LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti gjykimi ndaj kosovarit që planifikoi sulme terroriste në Turqi

Së shpejti gjykimi ndaj kosovarit që planifikoi sulme terroriste në Turqi

Një tjetër kosovar pritet të gjykohet jashtë vendit për pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës terroriste Shteti Islamik.

Prokuroria në Stamboll të Turqisë ka bërë publike aktakuzën për Qëndrim R. për të cilin thotë se po përgatiste sulme terroriste pikërisht në këtë qytet.

Aktakuza 58 faqesh thotë se Qëndrimi kishte kaluar së paku 9 muaj në kampet e ISIS-it, raporton Koha.net. Ai ishte arrestuar në Turqi bashkë me dy persona tjerë, dhe tek ta ishte gjetur armatim.

Qëndrim R. kishte emigruar me familjen e tij në Zvicër në moshën 7 vjeçare. Ai ishte dënuar në zonën ku jetonte në Aargau disa herë duke përfshirë për përdhunim.


Pas një terapie të pasuksesshme ai ishte përjashtuar nga Zvicra në shkurt 2013. Pas kthimi në Kosovë i ishte bashkuar ISIS-it në Siri dhe tani pret dënimin në Turqi.