LAJMI I FUNDIT:

“Arti i Bindjes”, ligjëratë nga profesori amerikan Sam Potolicchio

“Arti i Bindjes”, ligjëratë nga profesori amerikan Sam Potolicchio

Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë (Youth Council of the U.S. Embassy in Kosovo), prezanton ligjëratën “Arti i Bindjes, si të marrësh atë që dëshiron”, nga Dr. Sam Potolicchio.

Kjo ligjëratë do të mbahet ne auditoriumin e American School of Kosova (ASK) më datën 9 dhjetor 2014, duke filluar nga ora 12:00. Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë, por shkaku i hapësirës së kufizuar, vendet janë të limituara.

Dr. Potolicchio është figurë shumë e njohur akademike mbarë botën, president i Fondacionit për Përgatitjen e Liderëve Globalë (Preparing Global Leaders Foundation), një trajnim ndërkombëtar me qendra të kampuseve në Rusi, Maqedoni, Jordani dhe SHBA.

Ai është emëruar si Profesori më i mirë i qeverisë Amerikane, çmim ky i dhënë nga Princeton Review, si dhe një çmim tjetër dhënë nga American Association of Colleges and Universities, si lider i ardhshëm akademik në SHBA.


Për më shumë detaje, vizitoni faqen në Facebook. /Telegrafi/