Vendet Evropiano-Lindore janë në gjendje ta administrojnë mirë krizën. Por për këtë është e nevojshme që qeveritë e këtyre vendeve, sa më shpejt të marrin masat e duhura dhe të miratojnë paketa financiare të ngjashme me ato në vendet perëndimore, tha Elena Kirtscheva, sekretare e përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës për vendet e Evropës Juglindore.
Të gjitha temat u trajtuan në sfondin e krizës financiare. Kjo vlen jo vetëm për investimet apo mbështetjen nga BE-ja por edhe për institucionet ndërkombëtare financiare. Edhe politika e energjisë apo telekomunikacioni janë të lidhura ngushtë me të.
Në shumë prej vendeve të Evropës Juglindore vala e madhe e privatizimeve ka përfunduar, por falë normave të rritjes ekonomike që janë më të larta se mesatarja perëndimore ato vazhdojnë të mbeten tërheqëse për investimet direkte.
Në kuadër të krizës që ka goditur fort vendet e industrializuara, ekziston megjithatë rreziku që këto investime të ndërpriten, tha Kirtscheva.
Po ajo shprehu optimizëm se, investimet në Evropën Juglindore do të vazhdojnë. "Në konferencat e Forumit Ekonomik të Vjenës, synimi kryesor është realizimi i kontakteve direkte mes investuesve dhe përfaqësuesve të vendeve të Lindjes”.
Që prej themelimit pesë vjet me parë, Forumi Ekonomik i Vjenës është zhvilluar në një platformë të dobishme për takime, shkëmbime mendimesh dhe përvojash dhe mbështetje të projekteve në rajonin e Evropës Juglindore si pjese e një Evrope të bashkuar.
Megjithëse ritmet e zhvillimit në vendet e ish bllokut komunist, janë të ndryshme, ekonomia është gjithnjë një hap përpara politikës dhe këtë e tregoi dhe interesi i madh për sesionin e peste të Forumit të Vjenës.
Me shumë se 500 pjesëmarrës nga rreth 37 vende u përshëndetën nga Presidenti i Forumit Erhard Busek dhe nga sekretarja e përgjithshme e Forumit, Elena Kirtscheva.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite