LAJMI I FUNDIT:

Agim Aliu: PDK-ja nuk zgjedh partnerë, me rëndësi të ketë shumicë shqiptare

Agim Aliu: PDK-ja nuk zgjedh partnerë, me rëndësi të ketë shumicë shqiptare

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit, ka theksuar se ka qenë e pritshme nga qytetarë dhe skena politike, thyerja e Bllokut LAN.

Ai ka thënë se Blloku LAN, ka qenë i ndërtuar mbi bazën e inateve dhe jo mbi bazën e një vizioni dhe programi të qartë politik.

“Ne kemi pritur që të ndërtohet një koalicion mbi bazë të gjerë, sikurse e ka proklamuar deri më tani PDK-ja. Qëndrimi i partisë tonë ka qenë i qartë, se jemi të hapur të bisedojmë me të gjithë. Presim që edhe partitë e Bllokut të reflektojnë, duke e ndërtuar një qeverisje mbi bazën e interesit të përgjithshëm të qytetarëve”, ka deklaruar Aliu, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, janë të qarta parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet koalicioni qeverisës, duke shtuar se “këto parime janë bërë të qarta edhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila në mënyrë decidive ka theksuar se “nuk janë vetëm numrat të domosdoshëm, për të ndërtuar koalicionin qeverisës, por aty hyjnë edhe parimet”.


“Mbi bazën e parimeve do të bëhen edhe numrat, rrjedhimisht edhe qeveria e re. Çështja e dialogut, çështja e gjykatës speciale dhe çështja e integrimeve, janë parime mbi bazën e të cilave do të ndërtohet qeverisja e ardhshme”, ka thënë ai.

Ai më tutje ka sqaruar se koalicioni me bazë të gjerë nuk nënkupton përfshirjen e të gjitha subjekteve politike në qeveri, por e nënkupton një shumicë shqiptare, sa i përket numrave në Kuvend.

Sipas tij, qëllimi i PDK-së është që, ndonëse janë pjesë e koalicionit qeverisës, pakicat mos ta kenë rolin vendimtar kur flitet për numrat në Kuvend, duke shtuar se “PDK-ja nuk ka nevojë të negocioj për emrin e kryeministrit, sepse e ka të nominuarin për këtë pozitë”.

Aliu ka thënë se PDK-ja nuk e përjashton që koalicionin ta ndërtojë as me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por as me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Madje sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë opsion tjetër (PDK-LDK-AAK).

“Me rëndësi është që ne të krijojmë një shumicë shqiptare, e cila nuk do të varej ose kushtëzohej nga votat e pakicave. Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, ka shtuar ai. /Radio Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori