Gjithpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor, mbetet sfidë. Kështu thonë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe vetë zyrtarë të organizatave të ndryshme që merren me këtë problematikë.
Florina Grubi është nëna e një fëmije me nevoja të veçanta. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se gjithpërfshirja e fëmijëve në institucione shkollore mungon.
“Sa i përket çerdheve, për djalin tim nuk ka staf të specializuar për këtë fëmijë. Mësuesja nuk ka mundësi në çerdhe të merret me 20 fëmijë të tjerë e edhe me djalin tim, që ka nevoja tjera nga fëmijët e tjerë”, thotë Grubi.
Ajo flet edhe për vështirësi të tjera me të cilat përballet, si pasojë e mungesës së përkrahjes institucionale.
“Përveç Ministrisë së Mirëqenies Sociale, që i ndanë 100 euro në muaj, asnjë ndihmë nga ana e institucioneve nuk kemi. Madje, llogopedët nuk punojnë me fëmijën tim, pasi që duhet punë më e madhe me të. Por djali im nuk është shurdh-memec, dhe ky mund të flasë, andaj ne si prind vetë duhet angazhuar dhe duhet bërë vetë logoped, në mënyrë që të ushtrojmë me të. Mungojnë shumë gjëra te ne, para se fëmija të bëhet për institucion parashkollor, e mandej edhe në shkollë, e që atje të presin probleme tjera”, thekson Grubi.
Ndërkaq, Valid Zhubi, menaxher i programit të edukimit në “Save the Children” në Kosovë, thotë se fëmijët me nevoja të veçanta, janë grupi i fëmijëve që janë më së paku të integruar në arsim, por që siç thotë ai, me kohë po shënohen përparime në këtë fushë.
“Qëllimi jonë është gjithpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukim dhe ngritjen e vetëdijes së familjarëve për edukimin e fëmijëve pa dallim dhe në të njëjtën kohë mundësitë që ofrohen për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë. Numri i këtyre fëmijëve të përfshirë në arsim është në rritje, duke ju falënderuar bashkëpunimit të Save the Children me Ministrinë e Arsimit, drejtoritë komunale të arsimit dhe partnerët tjerë lokal”, bën të ditur Zhubi.
Derisa Nita Kelmendi, e cila punon me fëmijët me aftësi të kufizuara në organizatën “Hendikos”, ka bërë të ditur se në shkollat e Kosovës mungon infrastruktura për fëmijët me nevoja të veçanta, e që sipas saj kjo e pamundëson pjesëmarrjen si pikë e parë.
“Mund të them se meqë kemi vizituar shumë shkolla, dhe institucione parashkollore, na kanë treguar problemet e tyre, pse nuk mund të marrin pjesë në shkolla është qaja e tyre nëpër hyrje, tualete. Kanë premtuar se do të marrin masa që fëmijëve me aftësi të kufizuara të kenë mundësi qasjeje që ta kenë sa më të lehtë”, thotë Kelmendi.
Edhe Ilmije Hyseni, thotë se tash e 14 vjet punon me fëmijë me nevoja të veçanta. Sipas saj edhe përkundër asaj se ka pasur lëvizje pozitive në gjithpërfshirjen e fëmijëve, prapë sfidat janë të mëdha.
“Është bërë një sensibilizim i dukshëm nëpër shkolla dhe institucione parashkollore, përmes projekteve të ndryshme. Kemi qenë nëpër shkolla dhe nuk janë numër i madh i fëmijëve që janë të kyçur në shkolla. Ju mungojnë shumë gjëra, ju mungon qasja në sistemin arsimor, ju mungojnë ashensorët, tualetet për këta fëmijë. Mungon stafi profesional, mungon ekipi vlerësues për t’i vlerësuar fëmijët dhe kanalizuar se në cilën shkollë duhet shkuar ata, në shkolla të rregullta, shkolla burimore apo shkolla speciale”, thekson Hyseni.
Sidoqoftë Kosova ka ende nevojë për më shumë mësimdhënës të trajnuar, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të punojnë me fëmijët e nevoja të veçanta, në të gjitha shkollat e Kosovës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze