LAJMI I FUNDIT:

“Shlivovicë-çetniku” Bora Corba: Shqiptarëve u takojnë tri pikë, sepse u tallën me ne midis Beogradit!

“Shlivovicë-çetniku” Bora Corba: Shqiptarëve u takojnë tri pikë, sepse u tallën me ne midis Beogradit!

Rockeri nacionalist serb, Bora Djordjevicit, komentoi situatën në prag të vendimit për dënimet që UEFA duhet të shpallë më 23 tetor, për ndeshjen në Shqipëri-Serbi të mbajtur 14 tetor, në Beograd.

“Unë mendoj se Shqipërisë duhet t’i jepen tre pikë, sepse u tallën me ne në mes të Beogradit. Ata ishin të pacipë dhe të guximshëm për ta bërë këtë. Duhet të arrestohen dhe dënohen pjesëtarët e sigurimit tonë, të cilët lejuan të ndodh e gjithë kjo”, tha me këmbëngulje, Djorgjevic.

Gjithashtu, Bora – të cilin analist serb Petar Lukovic e ka quajtur shlivovicë-çetniku – pyeti se si do të përfundonte incidenti po të kishte ndodhur në Shqipëri, ndërsa serbët do të ishin shkaktarë për ndërprerjen e ndeshjes, transmeton Telegrafi.

“Çfarë do të kishte ndodhur, nëse dikush në Tiranë do të valonte flamurin e Serbisë së Madhe? Përsëri do të na bombardonin, granatonin. Kështu, serbët sërish do të fajësoheshin, se ne jemi mësuar me standardeve të dyfishta”, përfundoi ai.


Kujtojmë se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas futjes së tifozëve serbë në fushë, të cilët sulmuan futbollistët e kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori