LAJMI I FUNDIT:

Mbeturinat helmuese hidhen në ujërat e Drinit të Bardhë

Mbeturinat helmuese hidhen në ujërat e Drinit të Bardhë

Banorët e fshatit Krajk të Prizrenit kanë shprehur shqetësimin në lidhje me ndotjen e Drinit të Bardhë që, sipas tyre, po reflektohet edhe në ngordhjen e peshqve.

Rasti më i freskët, sipas tyre, ka ndodhur pak ditë më parë kur një kamion ka hedhur mbeturina në kënetat e krijuara nga eksploatimi i materialeve inerte, me ç’rast është ngritur një pluhur i bardhë dhe pas ca kohësh në atë hapësirë ujore janë hasur peshqit e ngordhur.

Ata dyshojnë se mbeturinat kanë qenë me përmbajtje helmuese dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë në parandalimin e rasteve të tilla dhe ndëshkimin e ndotësve të lumit. /Koha Ditore/