Ndaj deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gdhe se posti i kryeministrit duhet t’i takojë LDK-së, kanë reaguar nënkryetari i partisë, Haki Rugova dhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, duke thënë se ato janë qëndrime individuale të deputetit, e jo të partisë.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Haki Rugova, thotë se deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk është kompetent që të flasë në emër të LDK-së sa i përket marrëveshjes së VLAN.
“Ky është një vendim që merret brenda kryesisë së LDK-së, nuk mund të marrë vendime as unë, e as Arben Gashi, por e gjithë kryesia e LDK-së. Madje, Arbeni nuk është as anëtar i kryesisë”, ka thënë Rugova në një prononcim për Indeksonline.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është në fuqi dhe çdo gjë tjetër është mendim personal.
Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë që Isa Mustafa të bëhet Kryeparlamentar është në fuqi dhe respektohet nga të gjithë anëtarët e LDK-së.
“Qëndrimi dhe vendimet e organeve kompetente të LDK-së janë të qarta, në këtë rast të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë. Ne kemi një marrëveshje, e cila është përkrahur nga këto forume. Ajo marrëveshje është e pandryshueshme. Çdo gjë që thuhet jashtë kësaj është qëndrim individual i kujtdoqoftë që e thotë, në këtë rast z. Gashi”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.
Ndryshe, Marrëveshja e arritur mes tri partive politike parasheh që Isa Mustafa të bëhet Kryetar i Kuvendit e Ramush Haradinaj Kryeministër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV prin me 46.91%
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe