LAJMI I FUNDIT:

Balloja presidenciale shqiptare (Foto)

Balloja presidenciale shqiptare (Foto)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, kanë organizuar Ballon Presidenciale.

Aktiviteti është zhvilluar sonte (e premte) në ambientet e Pallatit të Kongreseve në praninë e shumë të ftuarve, personalitete nga fusha të ndryshme.

Bujar Nishani ka bërë edhe një fjalim me rastin e ngjarjes, derisa vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” tre personalitete: Shaban Demirajn (pas vdekjes), Mirush Kabashi dhe Aurel Plasari; me titullin “Mjeshtër i Madh” një – Ismail Keta, ndërsa me titullin “Për merita të veçanta civile” zonjën Anila Godo.

“Tashmë ajo që ne e kemi quajtur ‘Ballo Shqiptare’, presidenciale, po ngre tiparin e saj për të dytën herë në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri duke rikthyer mes nesh një traditë që zë fill qysh nga vitet ’30-të në shtetin tonë.

Një moment i tillë është frymëzuar nga dëshira e mirë për t’u takuar me ju, personalitete të vendit të fushave të ndryshme, për të kaluar një darkë së bashku, për të kuvenduar, për t’ju shprehur mirënjohjen time për punën tuaj si dhe për të nxitur ndihmën për të tjerët, me aq sa mundemi”, tha në fjalën hapëse presidenti Nishani.

Nga ngjarja i impresionuar ka qenë aktori e, këngëtari dhe shoumeni, Ermal Mamaqi, i cili ka ndarë me fansat e tij edhe disa fotografi nga mbrëmja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Magazina
Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Magazina
Kalo në kategori