LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe dhe Young Zerka fitues të Kënga Magjike (Video)

Aurela Gaçe dhe Young Zerka fitues të Kënga Magjike (Video)

Aurela Gaçe dhe Young Zerka janë fitues të festivalit Kënga Magjike për vitin 2015.

Në një mbrëmje mjaft të bukur në Pallatin e Kongreseve, Kënga Magjike e këtij viti u mbajt me shumë këngëtarë të njohur të skenës që arritën finalen.

Nga çmimet e shumta që u ndanë, ishin të gjithë këngëtarët që fituan, spikasin Vedat Ademi me çmimin për baladën më të mirë.


Genta fitoi çmimin për interpretimin më të mirë, teksa çmimin e RTV 21 e fitoi Big Mama.

Në fund tek votimet e këngëtarëve u zhvillua një garë e ngushtë, por jo, favoritja Genta Ismajli as fare pranë kreut nuk ishte.

Aty luftonin me votat e kolegëve Aurela Gaçe me Young Zerkën kundër Vedat Ademit, i cili me baladën drithëruese për pak sa nuk fitoi.

Megjithatë, kënga ritmik “Pa Kontroll” nga Young Zerka dhe Aurela Gaçe fitoi me më së shumti vota, duke lënë në hije edhe performanca të mira sikur ajo e Gentës me shumë valltare në skenë dhe ekstravagancë.

Ky çmim është një prej shumë çmimeve që fiton Aurela Gaçe në karrierën e saj të jashtëzakonshme, teksa për Young Zerkën është çmimi i parë që konfirmon edhe një herë rrugën e tij drejt majes së skenës muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori