LAJMI I FUNDIT:

Agim Shahini me “Dr. Honoris Causa” nga India

Agim Shahini me “Dr. Honoris Causa” nga India

Edhe Agim Shahini mori titullin “Dr. Honoris Causa”. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), u nderua nga një institucion me bazë në Indi dhe i shtrirë në shumë vende të tjera të botës.

Kështu së paku figuron në faqen e internetit të këtij institucioni të quajtur “Akademia Universale Botërore e Paqes”.

Aty shkruan se kjo akademi është e akredituar deri në Kombet e Bashkuara, ndonëse gazeta “Tribuna” bënë të ditur se e kishte të pamundur ta verifikojë këtë të dhënë.

Por Shahinit, ndryshe prej të tjerëve që u është dashur të shkojnë në vendin përkatës për të marrë këtë titull, atij titulli i erdhi në Prishtinë.


Bashkë me të, edhe themeluesi i kësaj akademie, indiani Madhu Krishan.

Shahinit, ky titull iu nda me motivacionin për kontributin e dhënë në Ekonomi dhe Diplomaci Ndërkombëtare.

Në faqen zyrtare të kësaj akademie shkruan se ajo është e shtrirë gjithandej nëpër kontinente të ndryshme, ndonëse ka edhe linqe si “Kërkesa për lutje”. /Telegrafi/