LAJMI I FUNDIT:

Hurriyet: Terroristët shqiptarë sulmojnë dhe vrasin pjesëtarët e forcave turke të sigurisë

Hurriyet: Terroristët shqiptarë sulmojnë dhe vrasin pjesëtarët e forcave turke të sigurisë

Tre shqiptarë, njëri nga Kosova, vrasin tre persona në Turqi. Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala, ka bërë të ditur se sulmuesi i tretë është kapur. Dyshohet se sulmi ndaj forcave turke të sigurisë, në provincën Nigde të Anadollit qendror, është i ndërlidhur me al-Qaedan.

Dy sulmues, E.S. 18 vjeçar dhe E.A. , ishin shtetas shqiptarë, derisa Ç.R. (23) ishte shtetas i Kosovës. Këta persona, që sulmuan xhandarmërinë turke, ishin folës të arabishtes.

Sipas ditores Hurriyet, ata mund të jenë anëtarë të Shtetit Islam të Irakut dhe Levant (ISIL) apo të al-Qaedas, thotë ministri, transmeton Telegrafi.

Policia kapi shtatë granata, tre kallashnikovë , dy silenciatorë dhe tri bajoneta.


Ata sulmuan në një pikë kontrolli teksa voziteshin në një taksi të marrë në Hatay, rrugës për Stamboll.

Një ushtar, një polic dhe një vozitës kamioni janë vrarë në sulm, derisa pesë të tjerë u plagosën.

Zëvendëskryeministri Besir Atalaj tha se sipas informacioneve gjithçka lidhet me Sirinë dhe se “disa persona kanë dashur të shkaktojnë trazira para zgjedhjeve”.

“Nuk është sulm i brendshëm terrorist, sepse vjen jashtë Turqisë, për ta helmuar atmosferën parazgjedhore”, tha ai.

Të njëjtën kohë, kryeministri Recep Tayyip Erdoğan e ka cilësuar këtë si “sulm i egër terrorit”. /Telegrafi/