LAJMI I FUNDIT:

Lugina e përçarë

Lugina e përçarë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të përçarë, ka thënë deputeti në Parlamentin e Serbisë dhe njëherësh kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Duke folur për situatën e krijuar politike të asaj pjese, Halimi ka theksuar se kanë kërkuar vazhdimisht që në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për këtë çështje, "megjithatë çdo herë po hasin në vesh të shurdhët", transmeton Koha.net.

"Nnormalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet vetëm atëherë kur të drejtat e banorëve të kësaj ane (Luginës së Preshevës vj. jonë) të jenë të barabarta me ato të minoritetit serb në Kosovë", tha Halimi. /Telegrafi/