LAJMI I FUNDIT:

Vucic: Pse fletëvotimet u numëruan në Fushë Kosovë?

Vucic: Pse fletëvotimet u numëruan në Fushë Kosovë?

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic ka paralajmëruar që Beogradi do të kërkojë nga Brukseli përgjigje se kush qëndron prapa vendimit që fletëvotimet e zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicë janë numëruar jashtë Mitrovicës.

“Nuk mund ta kuptojmë se pse OSBE-ja barti kutitë me fletëvotime në Fushë Kosovë, përderisa asnjë vend nuk ishte i kërcënuar. Kjo në vendet demokratike nuk ndodh”, ka thënë Vucic.

Ai ka pohuar se në vendvotimet në veri të Mitrovicës nuk ka pasur as më të voglin incident dhe se plotësisht është e paqartë se pse dikush ka vlerësuar që nuk ishte i sigurt numërimi në Mitrovicë.

Vucic ka thënë se vendimin që kutitë të dërgohen në Fushë Kosovë nuk e ka marrë KQZ-ja, por OSBE-ja.


“Ne i pyesim njerëzit nga OSBE-ja që të na e sqarojnë se në cilat parime demokratike janë thirrur kur kanë marrë një vendim të tillë, cili ishte qëllimi i bartjes së kutive me vota në Fushë Kosovë dhe natyrisht se kush qëndron prapa një vendimi të tillë, kështu që ne këto pyetje në do t’i parashtrojmë në Bruksel gjatë takimeve”, ka thënë Vucic./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori