Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit është duke u treguar i përshtatshëm për ruajtjen e trashëgimisë historike të qytetit. Ky është vlerësimi i drejtorit të Urbanizmit në Prizren, Sadik Paçarizi, i cili ka deklaruar se zbatimin e tij e dëshirojnë shumica e qytetarëve. Por, Hajrullah Çeku nga Rrjeti i Organizatave Kulturore të Prizrenit ka thënë se janë duke u përpjekur që të pengojnë zbatimin e Ligjit, për të cilin ka pasur disa protesta dhe kundërshtime të ashpra.
Në Prizren janë përzgjedhur tre anëtarët e parë të Këshillit, ndërkohë i është dërguar ftesa Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike për të dërguar përfaqësuesit e tyre.
Hajrullah Çeku, ka deklaruar se aktualisht janë në fazën e konsultimeve të brendshme për të bërë një deklaratë në të cilën do të distancohen nga emrat që janë përzgjedhur për ta përfaqësuar shoqërinë civile në Këshill. “Ne patëm bërë thirrje që asnjë organizatë e shoqërisë civile të mos bëhet pjesë e Këshillit. Por, janë gjetur këta emra sa për ta çuar përpara procesin”, ka thënë Çeku për Telegrafin.
Në anën tjetër, drejtori Paçarizi ka thënë se në rast se Çeku thotë se përfaqësuesit e zgjedhur nuk e përfaqësojnë shoqërinë civile, atëherë është absurd i vërtetë që ai për veten pretendon se e përfaqëson të gjithë shoqërinë civile.
“Ka pasur një konkurs publik, por atë e kanë bojkotuar disa kuazi-organizata. Është çështje tjetër që persona të caktuar për poenta politikë dëshirojnë që të promovohen, edhe pse ata janë pakica”, ka thënë Paçarizi për Telegrafin.
Ai ka thënë se komunitetet fetare islame dhe katolike kanë njoftuar se i kanë përfaqësuesit e tyre, por vetëm pritet që të zyrtarizohen. Ndërkohë, Çeku thekson se menjëherë pas miratimit të Ligjit u patën bërë thirrje përfaqësueseve fetarë islamë dhe katolikë për ta bojkotuar Këshillin.
“Prej asaj kohe përfaqësuesit fetarë nuk janë deklaruar. Ndërkohë që Bashkësia Islame pati lëshuar një deklaratë kundër miratimit të Ligjit”, ka thënë Çeku.
Ndërkohë, drejtori Paçarizi thotë se Këshilli është çështje e kryer, ndërsa Kuvendi Komunal është pajtuar për formimin e Qendrës Historike në Prizren.
“Qendra pritet të formohet, por problemi është se deri tash Ministria e Kulturës nuk e ka sqaruar se si do të paguhen këta njerëz. Themelues është Komuna, por ligji thotë se e financon Qeveria’, ka shpjeguar Paçarizi.
Kundër miratimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Hoçës së Madhe janë mbajtur protesta, janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime dhe ishte bërë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë përpilimit në Komisionet parlamentare ka pasur kundërshtime të ashpra, por Ligji është shtyrë përpara nga ana e shefit të ICO-së, Pieter Faith dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët patën marrë pjesë edhe në mbledhjen përfundimtare kur janë miratuar konkluzionet e punës së Komisioneve parlamentare.
Kundërshtuesit e këtij Ligji pretendojnë se ai krijon diskriminim pozitiv për Kishën Ortodokse, por mbështetësit theksojnë se baza e ligjit derivohet nga obligimet e marra sipas Pakos së Ahtisaarit. (Agim Fazliu) / Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër