LAJMI I FUNDIT:

Kastrati dënon politikën diskriminuese të UNMIK-ut

Kastrati dënon politikën diskriminuese të UNMIK-ut

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka reaguar pas disa njoftimeve të lëshuara nga administrata e UNMIK-ut në veri, nëpërmjet të të cilave kërcënohen pronarët e shtëpive shqiptare në veri që t’i ndërpresin punët. Ai e cilëson këtë si një veprim të dëmshëm të kësaj administrate, që po vazhdon me politikën e saj diskriminuese për shqiptarët.

Kastrati kërkon nga ata që kanë mbetur në atë administratë që të mos përpiqen të pengojnë rindërtimin e shtëpive që kanë nisur në veri në kuadër të aksionit “Ndihmo edhe ti”, apo nga grandet qeveritare, meqë nuk do t’ia dalin.

“Kjo është tentativë për të penguar qytetarët që të rindërtojnë shtëpitë e tyre, të cilat janë të shkatërruara apo të djegura gjatë luftës. Në të njëjtën kohë kjo administratë ka lejuar dhe lejon që të ndërtohen ndërtesa kolektive nga Qeveria e Serbisë në pronat e blera prej shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Kastratit.

Kreu i Komunës së Mitrovicës thekson se qëndrimi i tillë i kësaj administrate në veri nuk është risi, meqë prej përfundimit të luftës është udhëhequr një politikë që ka rezultuar me spastrim etnik të shumë familjeve shqiptare.


“Ata që bëjnë shkresa të tilla në emër të UNMIK-ut, duhet të jenë të vetëdijshëm se janë duke e cenuar rëndë kredibilitetin e OKB-së, meqë janë duke bërë një politikë tendencioze dhe të njëanshme deri në ekstrem”, tha Kastrati.

Sipas tij, shtëpitë që janë duke u rindërtuar në veri nuk kanë për qëllim frikësimin e të tjerëve, por krijimin e kushteve për kthimin e atyre që janë pa strehë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Kalo në kategori