Me një performacë, e cila pasqyronte temën e dhunimit të grave kosovare gjatë luftës, ka filluar sot protesta e rrjetit të Grave të Kosovës me moton “Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”.
Me pankartat në duar “Qeveria të na kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur nga kriminelet serb”, “Serbia të kërkoi falje për gjitha krimet e kryera në Kosovë”, “1244 hap dyert përdhunuesve që të kthehen në Kosovë”, gratë kërkonin drejtësi nga institucionet e vendit.
Gratë pjesëmarrëse të protestës, kishin përgatitur edhe një buqet me lule, ku shkruhej “Drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”, e cila u hodh në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Po ashtu edhe baneri me moton e protestës “Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”, u vendos para hyrjes së Qeverisë.
Igballe Rugova, përfaqësuese e Rrjetit të Grave të Kosovës, ka thënë se ato sot kanë dalë të ngrenë zërin për drejtësi dhe mbrojtje ligjore, për gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
“Lerë që nuk ndërmorën asgjë, por 13 vjet mbas luftës dhe 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë, ata na kthyen rezolutën e UNMIK-ut. Në vend që tërë këto vite të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e luftës, të kërkojë drejtësi për masakrat, të kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës, lideri i asaj kohe dhe kryeministër i një shteti me fusnotë, i dha Serbisë mundësinë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, ndërsa i hapi kufijtë për dhunuesit”, ka pohuar Rugova, raporton “Kosovapress”.
Në këtë protestë, u lexua edhe një letër përkrahje e shoqatës Suedeze “Kfina to Kfina”, në përkrahje të grave dhe vajzave të dhunuara në Kosovë, gjatë luftës. Përfaqësuesja e kësaj organizata, Lina Andër pohoi se kjo organizatë, i mbështet gratë e Kosovës, në luftën e tyre për drejtësi. Institucionet e Kosovës, sipas saj, duhet t’i mbështesin në mënyrë publike, e institucionale të gjitha gratë që kanë përjetuar dhunimin gjatë luftës.
Rrjeti i gruas së Kosovës, i ka dërguar një letër Qeverisë së Kosovës, të cilës i ka kërkuar mbështetje në mënyrë publike e institucionale për të gjitha gratë që kanë përjetuar dhunimin gjatë luftës. Po ashtu, është kërkuar që në të gjitha dialogjet që organizohen në rajon, aty ku Serbia do të jetë prezentë, dhunimet e luftës të mos trajtohen si tema dytësore, por Qeveria të ngre me prioritet këtë çështje dhe Serbia, të pranoj se dhunimet kanë ekzistuar gjatë luftës dhe të ndërmarrin masa për dëmshpërblimin e tyre.
Ndërsa kërkesa e tretë drejtuar Qeverisë është ajo që në ligji mbi asistencën sociale, i cili është duke u rishikuar, gratë e dhunuara, gjatë luftës, të përfshihen në listën dhe në ligjin e veteranëve të luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj