LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i bindur se Interi do të jetë në gjysmëfinale

Mourinho i bindur se Interi do të jetë në gjysmëfinale

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka qenë i kënaqur me fitoren prej 1-0 ndaj CSKA Moskës në takimin e mbrëmshëm çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

“Është vështirë kundër këtij ekipi dhe kur thash se do të jetë një ndeshje e shëmtuar, e dija se për çfarë po flisja. CSKA mbuloi të gjitha hapësirat, andaj ishte shumë vështirë për të bërë diçka”.

“Në pjesën e dytë hapësirat u zgjeruan ca dhe ne krijuam shumë shanse dhe mund të kishin përfunduar me 3-0 avantazh. Megjithatë, është një fitore dhe ne kemi rezultatin në anën tonë, andaj me një gol në ndeshjen e dytë mund të jemi shumë të sigurt për kualifikim”.

“Liga e Kampionëve është e gjitha për detaje dhe CSKA do të ketë dy lojtarë të suspenduar për ndeshjen e kthimit, ndërsa neve na kthehen Lucio dhe Thiago Motta”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/