LAJMI I FUNDIT:

Wenger i kënaqur me izolimin e Messi

Wenger i kënaqur me izolimin e Messi

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se lojtarët e tij e kanë mbajtur të izoluar sulmuesin Lionel Messi në takimin e mbrëmshëm.

Barcelona kaloi në avantazh të dyfishtë me dy gola të Ibrahimovic, para se topçinjtë të barazojnë rezultatin. Por Wenger thotë se ai është i kënaqur se si lojtarët e tij janë kujdesur për sulmuesin argjentinas.

“Kjo ishte një shenjë pozitive sot, ai nuk shënoi dhe nuk krijoi shumë raste”, ka thënë strategu francez pas takimit të mbrëmshëm./Telegrafi/