LAJMI I FUNDIT:

Valdes i zhgënjyer pas barazimit

Valdes i zhgënjyer pas barazimit

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është i zhgënjyer pas barazimit të mbrëmshëm me rezultat 2-2 në fushë të Arsenalit.

“Rezultati është i mirë, por ne merituam më shumë, andaj kthehemi me një shije të hidhur nga një stadium ku është vështirë të fitohet”, ka thënë portieri spanjoll.

“Në pjesën e parë ne e kontrolluam ndeshjen, por Almunia ishte shumë i suksesshëm. Në pjesën e dytë shënuam golat që i merituam në pjesën e parë, por pastaj ata filluan me kundërsulme”.

“Cesc e goditi Carles (Puyol), Carles nuk e goditi Cesc. Kjo nuk ishte ajo çfarë arbitri tha dhe ai vendosi të tregojë me shenjë nga penaltia, dhe kjo edhe ndodhi”, ka shtuar Valdes. /Telegrafi/