LAJMI I FUNDIT:

Zamparini: Ranieri më i mirë se Mourinho

Zamparini: Ranieri më i mirë se Mourinho

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka lëshuar një goditje në drejtim të trajnerit të Interit, Jose Mourinho.

Zamparini beson se Interi do ta kishte nxjerrë Romën jashtë garës për titull nëse Claudio Ranieri do të kishte qenë në stolin drejtues të nerazurëve.

“Interi është ekipi më i fuqishëm në Serie A, por trajneri është ai i cili e bën dallimin. Do t’i ndërroja trajnerët. Nëse Interi do ta kishte Ranierin, do të ishte 15 pikë para Romës”, ka thënë Zamparini. /Telegrafi/