LAJMI I FUNDIT:

Messi: Henry ndryshoi ndeshjen

Messi: Henry ndryshoi ndeshjen

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se Thierry Henry ishte më meritori për hat-trickun e tij të shënuar kundër Valencias.

“Ne u përmirësuam dukshëm në pjesën e dytë, bëmë presion dhe e mbajtëm topin. Edhe pse kur ishim 1-0 Valdes mbajti gjallë shpresat duke bllokuar një tentim të Zigic”.

“Pjesa e parë na lodhi shumë, ne lejuam që ndeshja t’iu shkonte për shtati atyre dhe kundërsulmeve të tyre. Në pjesën e dytë u përmirësuam. Goli i parë ishte më i rëndësishmi. Henry vërtet na ndihmoi me punën e tij, dëshirën, presionin. Me të në fushë ndeshja ndryshoi krejtësisht”, ka thënë Messi pas fitores së mbrëmshme. /Telegrafi/