LAJMI I FUNDIT:

Livorno i reziston Romës

Livorno i reziston Romës

Livorno ka arritur të nxjerrë barazim 3-3 si nikoqir i Romës, në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Fillimisht ishte Cristiano Lucarelli ai që pas një asistimi të David Moros (9’) shënoi për 1-0. Një minutë më vonë (10’) Simone Perrota pas një shërbimi të Taddei barazoi rezultatin në 1-1.

Luca Toni iu rikthye golave kur shënoi për 2-1, pas 19 minutash lojë, ndërsa me golin e dytë në ndeshje, Lucarelli barazoi në 2-2, pas asistimit të Davide di Gennaros (26’).

Nuk vonoi dhe një minutë më vonë (27’) Roma kaloi për herë të dytë ne epërsi me anë të David Pizzaros.


Mirëpo, ishte sërish Cristiano Lucarelli, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-3, duke ia pamundësuar fitoren Romës dhe duke kompletuar het-trikun e tij në minutën e 71-të.

Roma ende mban pozitën e tretë me 53 pikë, dy më pak se Milan që sonte zhvillon sfidën ndaj Chievos. /Telegrafi/