LAJMI I FUNDIT:

United hakmerret ndaj Fulhamit

United hakmerret ndaj Fulhamit

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Fulhamit duke iu hakmarrë për humbjen identike në pjesën e parë të këtij sezonit.

Djajtë e Kuq ishin skuadër më e mirë gjatë 90 minutave por përkundër rasteve nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë (46’), Rooney pas një asistimi të bukur të Nanit shënoi nga thellësia e zonës për 1-0.

Pas një depërtimi fantastik të Berbatov në zonë, ishte sërish Rooney që shënoi nga një pozitë identike si në golin e parë (84’). Ky ishte goli i 25-të i Rooneyt në Ligën e Premier dhe i 32-ti në të gjitha garat.


Sfidën e mbylli Dimitar Berbatov që shënon me kokë pas asistimit të Ji Sung Park (89’).

Manchester United me këtë fitore ka rikthyer pozitën e parë me 64 pikë, dy më shumë se Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori