LAJMI I FUNDIT:

F1: Vettel dhe Massa të parët

F1: Vettel dhe Massa të parët

Ngasësi gjerman, Sebastian Vettel, e ka lënë bashkëvendësin e tij Michael Schumacher nën hije në rikthimin e këtij të fundit në këtë sport, pasi ngasësi i Red Bull ka dalë më i shpejti në kualifikimet për garën e parë të sezonit, Bahrain Grand Prix.

Schumacher, kampion i shtatëfishti i këtij sporti, rikthehet në moshën 41-vjeçare pas tre vitesh mungese, kësaj here me Mercedes, dhe do të nisë nga pozita e shtatë në garën e nesërme. Kampioni aktual botëror, britaniku Jenson Button, do të jetë krahas gjermanit në reshtin e katërt, pasi përfundoi i teti më i shpejti.

Vettel do të ketë në reshtin e parë brazilianin Felipe Massa me Ferrarin e tij, i cili i rikthehet garës për herë të parë që nga lëndimi serioz që pati në korrikun e sezonit të kaluar.

Ngasësi tjetër i Ferrarit, ish-kampioni i dyfishtë, spanjolli Fernando Alonso, do të niset një pozitë më prapa, nga e treta, dhe gjendet në një resht me ish-kampionin tjetër
Lewis Hamilton, i cili përfundoi i katërti më i shpejtë me McLaren. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori