LAJMI I FUNDIT:

F1: Alonso udhëheq provën e fundit në Bahrejn

F1: Alonso udhëheq provën e fundit në Bahrejn

Fernando Alonso i ka dhënë gaz Ferrarit të tij, në provën e fundit, para garës së parë të sezonit për Çmimin e Madh të Bahrejnit.

Kampioni i dyfishtë i Formula 1 e kaloi shtegun e Sakhir për një minutë e 54.099 sekonda, 0.269 më i shpejtë se rivali i Mercedes, gjermani Nico Rosberg dhe 0.401 para ngasësit të Red Bull, australianit Mark Webber.

Ish-ngasësi i Ferrarit dhe kampion i shtatëfishtë botëror, 41-vjeçari Michael Schumacher, i cili po bën rikthimin në këtë garë që nga sezoni 2006, përfundoi i katërti më i shpejtë në provat e sotme.

Sot në ora 13 do të jetë edhe gara kualifikuese për renditjen e nesërme për Bahrain Grand Prix./Telegrafi/