LAJMI I FUNDIT:

Zola: Do të jetë fantastike të mposhtim Chelsean

Zola: Do të jetë fantastike të mposhtim Chelsean

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, në prag të takimit të sotëm me ish-klubin e tij, Chelsea, pranon se 37 pikë do të jenë të mjaftueshme për të siguruar qëndrimin në Ligën Premier.

Ekipi ku aktivizohet shqiptari Valon Behrami aktualisht ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, tre pikë larg zonës së rrezikut.

“Mendoj se 37 pikë do mund të na sigurojnë, por disa njerëz thonë më pak. Unë dua të jem i sigurt dhe 37 do të ishte një cak i mirë për ne. Gjithkush lufton për jetët e tyre, andaj nuk ka rezultate befasuese”.

“Mendoj se ne kemi mjaft kualitete. Jemi një ekip i mirë, por duhet të përmirësohemi, veçanërisht në qëndrueshmërinë tonë. Nëse ekipet tjera janë më të mira se ne, mirë. Por ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë italiani.


“Do të ishte fantastike nëse do të mund të mposhtim Chelsean. Mendoj se kjo do të ishte një shtytje për të arritur synimin tonë. Do të ishte shkëlqyeshëm. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, por si çdokush kanë edhe të meta. Na takon ne t’i zbulojmë ata”, ka shtuar Zola./Telegrafi/