LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Nuk gëzohem për eliminimin e Realit

Laporta: Nuk gëzohem për eliminimin e Realit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai nuk është gëzuar për eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve dhe ka paralajmëruar se edhe katalanasit duhet të jenë të kujdesshëm.

Laporta ka dërguar një mesazh në drejtim të lojtarëve të Barcelonës, duke thënë se eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve duhet t’u shërbejë atyre si shembull se nuk ka kundërshtar në Evropë.

“Është e nevojshme t’i mbajmë këmbët në tokë. Ajo që iu ka ndodhur të tjerëve duhet të na shërbejë si paralajmërim dhe është e nevojshme të jemi të kujdesshëm në ndeshjen kundër Stuttgart”, ka thënë Laporta.

“Liga e Kampionëve nuk është garë e lehtë. Asnjë ekip nuk ka fituar trofe dy herë radhazi. Kjo është një sfidë për ne, por ne e dimë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos mendojmë në titujt”, ka thënë Laporta./Telegrafi/