LAJMI I FUNDIT:

Lille mposht Liverpoolin

Lille mposht Liverpoolin

Liverpooli ka pësuar humbje minimale prej 1-0 nga Lille, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Europa League.

Realizues i vetëm në takimin e zhvilluar në Lille-Metropole, ishte Eden Hazard (84’).

Edhe pse kjo nuk është epërsi e lartë, megjithatë mospranimi i golit në terren vendas është shumë i favorshëm për skuadrën franceze.

Ndërkohë në takimet tjera, Atletico Madridi dhe Sporting Lisbona kanë barazuar pa gola, derisa me rezultat 1-1 ka përfunduar takimi ndërmjet Rubin Kazan dhe Wolfsburg. /Telegrafi/