LAJMI I FUNDIT:

Eliminohen Mbretërit

Eliminohen Mbretërit

Real Madridi ka barazuar në Santiago Bernabeu kundër Lyonit, dhe në këtë mënyrë është eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor të ekipit francez.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Stade Gerland, pati përfunduar me rezultat 1-0 në favor të francezëve, ndërsa takimi i zhvilluar në kryeqytetin spanjoll përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Los Blancos arritën te goli i avantazhit në minutat e para të ndeshjes (6’), kur Cristiano Ronaldo mposhti portierin Hugo Lloris, dhe me epërsi minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.


Në pjesën e dytë (75’), Lyoni arriti ta barazojë rezultatin me anë të Miralem Pjanic, dhe ky gol do të thoshte se Reali duhej të shënonte edhe dy herë për t’u kualifikuar.

Deri në fund, Los Merengues nuk ndryshuan asgjë dhe kështu i thanë lamtumirë edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/