LAJMI I FUNDIT:

Arsenali demolon Porton

Arsenali demolon Porton

Topçinjtë e kanë fundosur Porton në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve duke iu hakmarrë për humbjen që ua shkaktuan portugezët në Dragao.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Dragao përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Portos, ndërsa takimi i zhvilluar të martën mbrëma në Emirates përfundoi me fitoren e lartë prej 5-0 të Arsenalit.

Në fraksionin e parë të lojës, londinezët shënuan dy herë, ndërsa golashënuesi pati të njëjtin emër- Nicklas Bendtner (10’ dhe 25’).


Në pjesën e dytë, vendasit realizuan edhe tri gola, me anë të Samir Nasri (63’) dhe Emmanuel Eboue (66’), ndërsa Bendtner kompletoi het-trikun e tij nga penalltia në minutat shtesë.

Kështu, Arsenali siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-2. /Telegrafi/