LAJMI I FUNDIT:

Lampard: Chelsea duhet të mësojë nga humbja prej Cityt

Lampard: Chelsea duhet të mësojë nga humbja prej Cityt

Frank Lampard beson se humbja e Chelseat nga Manchester City ka qenë vetëm një zgjim i nevojshëm për ekipin e tij.

Mesfushori i bluve thotë se ky sezon i Ligës Premier do të fitohet nga ekipi më i qëndrueshëm prej treshes Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.

Chelsea humbi 4-2 nga Manchester City në ndeshjen e fundit të Ligës Premier, por Lampard shpreson se kjo humbje do të jetë shkak për bashkimin e ekipit.

“Shpresoj se rezultati mund të na bëjë neve më të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm, veçanërisht në ndeshjet në shtëpi për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Lampard./Telegrafi/