LAJMI I FUNDIT:

Diarra: Na duhet gol i hershëm ndaj Lyonit

Diarra: Na duhet gol i hershëm ndaj Lyonit

Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, ka vënë në pah se skuadrës së tij i duhet një gol i hershëm ndaj Lyonit në mënyrë që Los Blancos të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Duhet të bëjmë presion, t’i frikësojmë kundërshtarët dhe të shënojmë herët ndaj Lyonit. Jam i sigurt se kjo sfidë do të dallojë nga ndeshja e parë”.

“Ne duhet të fillojmë fuqishëm dhe të mos i lejojmë të shënojnë. Të jemi në deficit 1-0 nuk është dhe aq keq. Nuk është diferencë e madhe”, deklaroi Diarra për Marca. /Telegrafi/