Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, në një takim me kongresisten amerikane Ileana Ros - Lehtinen, e denoncoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për të cilin tha se nuk është duke i respektuar rregullat e demokracisë amerikane.
Gjatë deklaratës së tij, Krasniqi ka pohuar se minoriteti serb duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë siç janë duke u trajtuar shqiptarët në Serbi, grekët në Shqipëri, duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç po trajtohen shqiptarët në Greqi, po ashtu në të njëjtën mënyrë do të duhej të veprohej me maqedonasit dhe malazezët, pra do te duhej të vihet në jetë standardi i unifikuar dhe jo ai i dyfishtë dhe ai e she si të vetmen mundësi për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Vetëm me standardet unike dhe nën udhëheqjen e SHBA-ve mund të arrihen këto, sepse Unioni Evropian është shumë i përçarë dhe shumë i ngarkuar me urrejtje nga historia. Përçarja është evidente në misionin e EULEX-it në Kosovë, ku për shembull nëse rumunët duan diçka, në anën tjetër gjermanët nuk e duan, pastaj janë anglezët që duan diçka tjetër e kështu me radhë, por dua të them se janë shumë ndarje të mëdha”, thotë Krasniqi, raporton Express.
Njëri ndër problemet më të mëdha, sipas tij tani është ekstremizmi islamik që është shumë aktiv. Krasniqi ka pohuar se po i përdorin shtetet e dobëta, korrupsionin dhe qeveritë e paorganizuara mirë që të vendosin bazat e tyre. Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar me SHBA-të, por kërkon që të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim, sepse vlerëson se deri tani shumë pak është bërë që të koordinohen me Qeverinë e SHBA-ve për të mbrojtur kombin tonë nga ky fenomen.
“Një gjë që nuk po më pëlqen është se Ambasadat amerikane nuk janë duke luajtur rolin pozitiv që ju takon në rajonin tonë. Ata po e përdorin faktin se shqiptarët e duan Amerikën dhe kanë ndjenja e admirim për SHBA-të, mirëpo shumëherë ambasadorët po e keqpërdorin dashurinë e shqiptarëve ndaj Amerikës”, theksoi Krasniqi.
“Ambasadorët sillen si mbretër. Ata i favorizojnë disa njerëz dhe në anën tjetër i lëndojnë disa të tjerë, siç është rasti më neve, ku ambasadori amerikan Christpher Dell bëri gjithçka që kishte mundësi të na dëmtonte neve të Vetëvendosjes, që ne si parti të mos e kalonim pragun zgjedhor, mirëpo ne e kaluam dhe ai u nda i pakënaqur”, ka theksuar deputeti Krasniqi, duke shtuar se ai “çdo ditë bën diçka që ta dëmtojë partinë tonë, sepse ne besojmë në të vërtetën dhe nuk veprojmë çka ai dëshiron”.
Krasniqi mendon se detyra e tij është të mbrojë interesat amerikane, dhe se nuk është duke e bërë këtë gjë si Ambasador amerikan. “Unë i kam thënë atij se po vepron në këtë mënyrë dhe do të vazhdojë t’ia them prapë, mirëpo për këtë gjë ai nuk më don. Ai është atje që të mbrojë interesat tona si komb dhe të mbrojë vlerat amerikane, të cilat janë shumë të rëndësishme. Nëse ai i thotë popullit se të vjedhësh vota është në rregull dhe t’i trajtojë disa njerëz më ndryshe është në rregull, mendoj se ai është gabim, sepse këto nuk janë parimet e SHBA-ve”, ka thënë në deklaratën e tij deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë – zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
“I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë” – banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Sot mbahen dy protesta për vdekjen e Frosinës, 22 vjeçares e cila u aksidentua në Shkup
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos