Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që ta mbajë në burg sa më gjatë liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti.
Më 5 mars 2007, Kaidanow raportonte për protestën e Vetëvendosjes të mbajtur më 3 mars, sipas dokumenteve të WikiLeaks, detajet e të cilës i sjell portali Indeksonline.
Fillimisht, Kaidanow raporton se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, për dallim prej asaj të përgjakshmes më 10 shkurt, dhe kjo “falë faktit që Kurti ‘zjarrndezësi’ i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për Vetëvendosjes binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”.
“Në dallim prej demonstratave të kaluara, ‘marshallët’ e VV (anglisht shkurt SDM), me rroba identifikuese e kontrolluan turmën duke bërë një kordon njerëzor. UNMIK-u dhe SHPK-ja i lejuan protestuesit të kalojnë, por nuk i lejuan të hyjnë në ndërtesa. Tek ndërtesa e Kuvendit, protestuesit u ndalën për ta dëgjuar një lider të VV-së, Glauk Konjufca, i cili kundërshtoi pakon e Ahtissarit dhe pastaj e theu një kuti që simbolizonte pakon e Ahtisaarit”, raportonte Kaidanow.
Ajo thoshte se protesta shkoi mirë edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHPK-së. Por, në fund të kësaj kablloje e bënte të qartë se çfarë donte Kaianow.
“Ne mund të marrim frymë më lirisht pasi që protesta e 3 marsit përfundoi e qetë. Por, ne mund të presim aktivitet të shtuar të VV-së në muajt më vazhdim deri tek zgjidhja e statusit final, pasi që gjetja e një statusi do të nënkuptonte që VV nuk do të kishte më çfarë të kundërshtonte. Ne do të vazhdojmë presionin tek lidershipi i Kosovës për t’u distancuar nga dhuna në secilin rast, do të punojmë me ta që ta mbajmë Albin Kurtin në burg, dhe do t’i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes”, kishte thënë Kaidanow. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A