LAJMI I FUNDIT:

Ramë Manaj lyp punë te Hashim Thaçi

Ramë Manaj lyp punë te Hashim Thaçi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ramë Manaj po mundohet të bëhet me punë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka konkurruar për pozitën e kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivit të Kosovës në Zyrën e kryeministrit të Kosovës. Dhe faktin që vetë i takon partisë më të madhe në opozitë, LDK, nuk e sheh si pengesë, shkruan Koha Ditore.

“Unë jam anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kjo nuk pengon kurrgjë, ai është shërbim civil, nuk është vend politik, nuk është post politik dhe është institucion shtetëror, Agjenci Shtetërore për Arkivat e Kosovës”, ka thënë Manaj.

Ish-zëvendëskryeministri Manaj ka dashur që askush të mos i ngatërrojë postet politike me ato civile në institucione.


“Ky ka qenë konkurs publik, në të cilin konkurron secili qytetar që ka interesin dhe vlerëson se i plotëson kushtet, dhe thjesht vlerësohet në bazë të një paneli a komisioni që vlerëson plotësimin e kushtit prej kandidatëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/