LAJMI I FUNDIT:

Ferati: Decentralizimi përballet me pengesa të shumta

Ferati: Decentralizimi përballet me pengesa të shumta

Procesi i decentralizimit në Kosovë nuk është duke u vonuar, por që po përballet me pengesa të shumta, kështu është shprehur për radion “Blues Sky”, ministri i Pushtetit lokal, Sadri Ferati.

Ministri Ferati, thotë se decentralizimi dhe formimi i komunave të reja me popullatë serbe nuk mund të zbatohet dhe të ketë sukses pa bashkëpunimin dhe ndihmën e përfaqësuesve serbë.

Praninë e EULEX – it në vendin tonë ministri Ferati e sheh si ndihmesë në zbatimin e procesit të decentralizimit. /RBS/