LAJMI I FUNDIT:

Berisha-Miliband: Pavarësia e Kosovës çështje ditësh

Berisha-Miliband: Pavarësia e Kosovës çështje ditësh

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë qëndrimit në Zvicër ku merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit, ka takuar diplomatin britanik, sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Miliband.

Burime zyrtare pranë takimit bëjnë të ditur se Miliband ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është çështje ditësh. Miliband tha se Qeveria britanike po punon për këtë çështje ndërsa i ka shprehur kryeministrit Berisha sigurinë se së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare në NATO.

Gjithashtu, Miliband vlerësoi bashkëpunimin mjaft të mirë institucional mes partive politike në Shqipëri, ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen e vendit të tij për një Shqipëri anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, të martën, më 29 janar, do të pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit nga sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice.


Integrimi i Shqipërisë në strukturat euroatlantike, Kosova dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jenë në qendër të bisedës që mnistri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të zhvillojë me sekretaren Rice.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Basha do të këtë një mori takimesh me zyrtarët e lartë amerikanë, ndërsa është ftuar për të referuar edhe në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me temë: “Shqipëria dhe anëtarësimi në NATO”, dhe në konferencën e organizuar nga Instituti Amerikan për Paqe me temë: “Pavarësia e Kosovës, stabiliteti dhe siguria e rajonit” /balkanweb/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori