LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 10° clearsky_night

Përkujtohen dëshmorët Shefket Muhadini dhe Emin Troshupa nga Shtimja

Përkujtohen dëshmorët Shefket Muhadini dhe Emin Troshupa  nga Shtimja

Në komunën e Shtimes është shënuar 26 vjetori i rënies heroike të dëshmorëve Shefket Muhadini dhe Emin Troshupa, duke u cilësuar dy bij të denjë të kombit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ndërkohë edhe Administrata komunale e Shtimes ka përkujtuar dëshmorët Muhadini e Troshupa për të treguar se kjo ditë rikujton sakrificën sublime të tyre dhe të gjithë atyre që ranë për idealin më të lartë-pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Shefket Muhadini dhe Emin Troshupa, të dy nga Komuna e Shtimes, u radhitën në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe luftuan me trimëri kundër pushtuesit serb. Ata nuk kursyen asgjë për lirinë e atdheut, duke u bërë shembull i guximit dhe vendosshmërisë. Lufta e tyre nuk ishte thjesht për një betejë, por për një qëllim më të madh, një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Sot, Kosova gëzon lirinë falë sakrificës së tyre dhe të mijëra djemve e vajzave që u flijuan për një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftimin e Komunës.


Sipas administratës komunale, nderimi për dëshmorët nuk kufizohet vetëm në kujtim, por në angazhim për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat për të cilat ata ranë.

“Prandaj, le të kujtojmë Shefket Muhadinin dhe Emin Troshupën me krenari, duke vazhduar punën për një Kosovë të drejtë e të zhvilluar. Lavdi përjetë dëshmorëve Shefket Muhadini dhe Emin Troshupa”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë
Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

Botë
Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Shëndetësi
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

Evropa
Kalo në kategori