Meta sërish probleme me ligjin – shkrimtarët paditin kompaninë e Zuckerbergut

Një grup shkrimtarësh amerikanë ka paditur kompaninë Meta për shkelje të ligjit të të drejtave të autorit.
Padia është ngritur për përdorimin e asaj që quhet “biblioteka e hijeve”, LibGen, për zhvillimin e softuerit për inteligjencën artificiale “Llama 3”.
Gazeta “Atlantik” publikoi javën e kaluar një mjet kërkimi për bazën e të dhënave LibGen, pasi dokumentet gjyqësore të dorëzuara më herët gjatë këtij viti për rastin e komikes amerikane Sarah Silverman dhe autorëve të tjerë kundër Metës ishin bërë publike.
Meta akuzohet se ka shkelur ligjet e të drejtave të autorit duke përdorur LibGen, e cila operon anonimisht dhe që, sipas raportimeve, përmban miliona kopje piratësh të librave, artikujve nga revista dhe materialeve të tjera, për zhvillimin e softuerit të saj për inteligjencën artificiale, raporton Sky News.
Në dokumentet e mëparshme gjyqësore, avokatët e Silverman dhe autorëve të tjerë treguan se CEO i Metës, Mark Zuckerberg, supozohet të ketë miratuar përdorimin e setit të të dhënave nga LibGen, pavarësisht shqetësimeve të disa punonjësve.
Meta ka mohuar këtë pretendim dhe ka thënë se çështja duhet të hidhet poshtë.
Në një dokument ligjor të dorëzuar më herët këtë javë, kompania teknologjike tha se nuk ka shkelur ligjin e të drejtave të autorit duke marrë libra nga disa pjesë të LibGen për të trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale Llama 3, duke pohuar se ka “përdorur materialin në mënyrë të ndershme” dhe se Llama 3 nuk e riprodhon punën e autorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shfaqet një “problem i ri” me inteligjencën artificiale

Edhe pak dhe mori fund, kontrolloni nëse do të humbni WhatsApp në telefonin që e përdorni

Apple po përgatit një surprizë, iPhone me ridizajnim të madh

Këtë verë fillon shitja e robotit Ballie të Samsung, do të përdor Gemini AI
iPhone i palosshëm pritet vitin e ardhshëm: Të gjitha tiparet e përfolura deri më tani

Ukraina nuk ka zëvendësues për Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje