Në 26-vjetorin e masakrës së Godenit, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe në kujtim të 20 shqiptarëve civilë të paarmatosur.
Kurti, këtë masakër në të cilën u vranë 20 anëtarët nga familjet Feraj, Osmanaj dhe Morina, të moshave nga 20 deri në 70 vjeç, e quajti dëshmi të gjenocidit të Serbisë dhe dëshmi e qëndresës së popullit.
“Godeni është dëshmi e gjenocidit të Serbisë, por gjithashtu edhe dëshmi e qëndresës së popullit. Kriminelët kanë ikur, ne i kemi forcuar dhe zgjeruar kapacitetet për ndjekjen e kriminelëve, qofshin ata urdhërdhënës ose ekzekutorë, por populli shqiptar është këtu si dëshmi që Republika, liria kanë ngadhënjyer”, tha kryeministri.
Ai theksoi se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve nuk shlyhet kurrë, emrat e tyre nuk harrohen kurrë dhe janë me germa të arta në historinë e popullit tonë.
“Gjaku i dëshmorëve ndodhet në themelet e Republikës sonë. Neve na përket që të bëjmë gjithçka dimë e mundemi që ta forcojmë shtetin si shtëpi të popullit, t’i sigurojmë kufijtë e vendit tonë, ta thellojmë demokracinë, ta zgjerojmë zhvillimin dhe ta lartësojmë reputacionin e vendit tonë në botë, në mënyrë që të kemi përparim si Republikë e si komb dhe brezat që vijnë pas nesh, kurrë më të mos përjetojnë as për së afërmi terrorin dhe mizoritë nëpër të cilat kanë kaluar gjeneratat aktuale”, deklaroi kryeministri.
Masakra në Goden u krye mizorisht nga forcat serbe një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s dhe në kohën kur Serbia po e zbatonte operacionin e saj gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve.
Në këto homazhe, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga anëtarët të Qeverisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga drejtori i Institutit për Dokumentimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, si dhe familjarë të dëshmorëve e të martirëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski: Qendra për Trajnimin e pjesëtarëve të MPB-së është e rëndësishme për sistemin e sigurisë

Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës, duke i shtuar hijeshinë zonës

Grupi Parlamentar i OBRM-PDUKM-së ndryshon ligjin për rendin dhe qetësinë publike

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Shefi i Zyrës së BE, Orav: Kemi qëndrime të ndryshme për draft-statutin e Asociacionit

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata